Bostoni poshtëron Clevelandin, Curry vendimtar në fitoren e Golden State (Video)

Bostoni poshtëron Clevelandin, Curry vendimtar në fitoren e Golden State (Video)

Boston Celtics ka shënuar fitore “si burrat” në duelin ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 102-88, kurse performancë fenomanle pati Stephen Curry në fitoren e Golden State me rezultat 125-122 ndaj Dallas Mavericks.

Bostoni arriti që me mbrojtje të fortë të gjunjëzojë mysafirët në këtë takim në atë që sipas shumë analistëve do të jetë finalja e këtij viti në konferenën lindore.

Bostoni e kufizoi në vetëm 32% nënkampionin në gjuajtjet, kurse Cavs vuajtën me vetëm tetë treshe nga 32 tentime.

Më i miri ishte LeBron James me 19 pikë, kurse Love zhgënjeu me vetëm dy pikë të shënuara në këtë duel.

Bostoni tregoi veten me plot gjashtë lojtarë që shënuan pikë dyshifrore, kurse u dallua Terry Rozier me 20 pikë dhe i riu Jayson Tatum me 15 pikë të shënuara. Irving shtoi vetëm 11 pikë.

Golden State Warriors vazhdoi me fitore pas rikthimit të Curryt, ku viktima e radhës ishte Dallas Mavericks.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*