Çfarë i ndodhë trupit tuaj kur e lini alkoolin?

Çfarë i ndodhë trupit tuaj kur e lini alkoolin?

Keni vendosur të mos pini më alkool? Nuk jeni i vetëm; hulumtimet e reja nga kompania ‘Heineken’ tregojnë se 59 për qind e të rinjve janë duke e kufizuar sasinë e alkoolit që e konsumojnë, ndërsa 36 për qind kanë treguar se janë turpëruar në shoqëri si pasojë e publikimit të ndonjë fotoje kur kanë qenë të dehur.

Ndërsa rreth 38 për qind prej nesh kemi kujdes sa shumë pimë çdo herë që dalim – lëvizje kjo e cila na ndihmon të kemi më shumë vetëbesim dhe të jemi më në kontroll për vendimet tona.

Zvogëlimi i sasisë së alkoolit, apo lënia e alkoolit krejtësisht, qartazi i zvogëlon shanset që të zgjoheni me pendime nga gjumi, por përveç kësaj, gjithashtu sjell edhe shumë përfitime pozitive në trupin tuaj.

Humbja e peshës

Nëse jeni duke ngrënë si zakonisht dhe keni hequr dorë nga alkooli, atëherë do të vëreni se do të filloni të humbni peshë. Kjo nuk është vetëm për faktin se alkooli përmban shumë kalori, por gjithashtu e rritë edhe apetitin – në fakt, hulumtimet kanë treguar se personat të cilët i konsumojnë vetëm 2 pije alkoolike konsumojnë 30% më shumë ushqim sesa dikush që nuk pinë fare alkool.

Funksion më të mirë të organeve të brendshme

Të gjithë e dimë se alkooli është i dëmshëm për mëlçinë. Sidoqoftë, ju nuk ia keni idenë se sa shpejt mëlçia fillon ta rikuperojë veten pasi ndaloni konsumimin e alkoolit.

Zvogëlim i rrezikut për sëmundje të ndryshme

Zvogëlimi i konsumimit të alkoolit nënkupton për një rrezik më të vogël të sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, tipin 2 të diabetit, pankreasin dhe kancerin.

Gjumë më të mirë

Studimet tregojnë se alkooli e çrregullon gjumin, ndërsa lënia e alkoolit ju ndihmon ta riktheni në nivel ciklin e gjumit dhe të bëni gjumë më të mirë dhe më kualitativ.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*