Djajtë e Kuq vazhdojnë me fitore, mposhtin me lehtësi Stoke Cityn (Video)

Djajtë e Kuq vazhdojnë me fitore, mposhtin me lehtësi Stoke Cityn (Video)

Manchester United ka fituar me lehtësi në shtëpi ndaj Stoke Cityt me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.  

Skuadra e Jose Mourinhos ka vazhduar serinë pozitive në kampionatin anglez, duke fituar ndaj Pottersave të Xherdan Shaqirit në një ndeshje të dominuar.

Ndeshja filloi me një epërsi të hershme të Djajve të Kuq, të cilët shënuan në minutën e nëntë me anë të Antonio Valencias, i cili shënoi një supergol për 1-0 pas asistimit të Paul Pogbas.

Festa e Valencias pas supergolit të shënuar (Getty Images)

Katër minuta më vonë ishte shqiptari nga Gjilani, Shaqiri, i cili me një goditje akrobative që provoi të barazojë rezultatin, por dështoi ta gjej golin.

Shaqiri e rrezikoi disa herë portën e David De Geas (Getty Images)

Deri në fund të pjesës së parë pati edhe shumë raste tjera për gol, por ishin vetëm vendasit që gjetën golin, duke shënuan në minutën e 38-të me anë të Anthony Martial, i cili shënoi gjithashtu një supergol për 2-0 dhe dërgoi skuadrat në pushim.

Martial shënoi një supergol nga distanca (Getty Images)

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të vendasve, të cilët vazhduan dominimin me raste të krijuara, teksa gjetën edhe një gol në minutën e 72-të me anë të Romelu Lukakus, i cili  shënoi për 3-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Lukaku shënoi nga afërsia golin e fundit të ndeshjes (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Unitedi vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa Stoke City mbetet në zonën e rrezikuar, në vendin e 18-të me 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë udhëtojnë te Burnley, ndërsa Stoke City e pret në shtëpi Huddersfieldin.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*