Dua Lipa po shkëlqen në klipin e ri (Video)

Dua Lipa po shkëlqen në klipin e ri (Video)

Dua Lipa ka publikuar projektin më të ri muzikor.

“IDGAF (I Don’t Give A Fuck)”, titullohet kënga më e re këngëtares shqiptare, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Ky i fundit është xhiruar në shtetin e Xhamajkës, aty ku këngëtarja shqiptare po kalon edhe pushimet dimërore.

Theksojmë se kjo këngë është pjesë e albumit debutues të Duas, i cili u zgjodh më i mirë për vitin e kaluar në kategorinë e femrave.

Kujtojmë se kënga e re vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm me këngën “New Rules”, i cili është shikuar rreth 900 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Lipa ka paralajmëruar edhe këngë të reja, të cilat do të jenë pjesë e albumit më të ri të saj.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*