E krahasojnë me Bleonën pas rikthimit nga Amerika, Dafina Zeqiri i merr me sportivitet komentet negative (Foto)

E krahasojnë me Bleonën pas rikthimit nga Amerika, Dafina Zeqiri i merr me sportivitet komentet negative (Foto)

Këngëtarja Dafina Zeqiri muajin e kaluar u rikthye në Kosovë, me ç’rast shënoi edhe rikthimin e saj në tregun muzikor shqiptar.

“Ti e din” titullohet kënga e saj më e re, e cila është pritur mirë nga fansat e këngëtares.

Mirëpo përveç komenteve pozitive, pati edhe kritika, të cilat mesa duket këngëtarja i ka marrë me mjaft sportivitet.

 Dafina ka publikuar së fundmi në Instastory, një nga komentet që e ka marrë nga një fans i saj, i cili e ka krahasuar atë me Bleona Qeretin, e cila njëlloj si Dafina, me shumë ambicione për tregun amerikan, ishte kthyer më pas prapë në Shqipëri.

“U ktheve prapë në Gjilan a, more Bleona”, i kishte shkruar ndër të tjerash fansi.

Por, Dafina duket se nuk e ka vrarë shumë mendjen për komentet e tilla. Ajo ka shkruar thjeshtë në mbishkrimin e fotografisë se komentet e tilla negative për vitin 2018 vetëm sapo filluan.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*