(Video) Komisioni komunal shpall rezultatet preliminare, 3 subjekte politike jashtë kuvendit

(Video) Komisioni komunal shpall rezultatet preliminare, 3 subjekte politike jashtë kuvendit

Komisioni komunal zgjedhorë në mbledhjen e sotme ka vendosur për procedimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 24 dhjetorit .Sipas rezultateve preliminare UDSH , Lista Serbe dhe PD mbeten jashtë kuvendit komunal. Por subjekte politike kanë afat 24 orë për tu ankuar pran komisionit komunal zgjedhorë.

Komisioni komunal zgjedhorë në mbledhjen e sotme ka vendosur për procedimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 24 dhjetorit . Kryetari i komisionit komunalë zgjedhorë Zeqirja Myftari në konferencën për media ka thënë se komisioni ka qenë i obliguar me ligj të konstatoj rezultatet preliminare edhe pse numri i votave nuk përputhet në disa njësi zgjedhore.

Megjithatë procesi zgjedhorë ende nuk mbyllur dhe partitë politike kanë afat 24 orë që të ankohen në komisionin komunal zgjedhorë.

Sipas komisionit komunal zgjedhorë 18282 fletvotime ka qenë të vlefshme ku kanë nxjerrë këtë rezultat.

Alternativa për Ndryshim – Shqiprim Arifi 6808 vota ose 16 mandate

Partia Demokratike Shqiptare –Dr. Ragmi Mustafa 4982 11 mandate

Unioni Demokratik Shqiptarë – Naser Aziri 405  0 mandate

LR-PDSH – grupi qytetarë Sami Salihu 1689 4 mandate

Partia Për veprim Demokratik – Ardita Sinani 2682 vota ose 6 mandate

Bashkimi Demokratik i Luginës –Dr. Skender Destani 456 vota ose 1 mandat

Për Serbin unike – Aleksandar Vucic 920 vota 0 mandate

Partia Demokratike – Dega në Preshevë – Xhelal Memeti 332 vota ose 0 mandate

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*