Kryeministri Haradinaj priti në takim koalicionin fitues të zgjedhjeve në Preshevë

Kryeministri Haradinaj priti në takim koalicionin fitues të zgjedhjeve në Preshevë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim udhëheqësit e koalicionit fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Preshevës, Shqiprim Arifin dhe Sami Salihun.

Në këtë takim, kryeministri është njoftuar për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se duhet të forcohen lidhjet dhe të vazhdojë komunikimi i rregullt për t’u angazhuar së bashku në zgjidhjen e problemeve.

“Shprehim përkrahjen tonë për banorët dhe autoritetet lokale në tri komunat e Luginës së Preshevës, me qëllim të avancimit të zhvillimit dhe fuqizimit të rolit të kësaj pjese të rëndësishme”, tha kryeministri Haradinaj.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë e përkrahjes së Luginës në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës dhe arsimit./kryeministria-kosoves/

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*