Kur klubet italiane bëjnë gabime trashanike – ‘Dështimet’ që u kthyen në yje, nga Henry, Aubameyang te Coutinho (Foto)

Kur klubet italiane bëjnë gabime trashanike – ‘Dështimet’ që u kthyen në yje, nga Henry, Aubameyang te Coutinho (Foto)

Serie A mbetet një nga kampionatet më të fortë në Evropë edhe përkundër rënies që e ka pësuar në vitet e fundit.

Shumë lojtarë të mëdhenj e kanë ëndërr të luajnë në Serie A.

Disa prej yjeve kanë qenë në Serie A, por që nuk ia kanë mbushur syrin klubeve, duke i shitur menjëherë, madje edhe për shuma qesharake.

I fundit është rasti i Phelippe Coutinhos që ishte tek Interi, por që u shitë për më pak se 10 milionë euro dhe 2 milionë euro bonuse.

Philippe Coutinho duke pozuar për herë të parë si lojtar i Barcelonës (Getty Images)

Ai u largua në vitin 2013, ndërsa pas pesë vitesh çmimi i tij është dhjetëfishuar.

Në dimrin e vitit 1995 te Milani zbaroi Patrick Vieira. Ai luajti vetëm dy ndeshje dhe pas gjashtë muajsh u shit te Arsenali për 4.5 milionë funte.

Dikur te Milani, por u shit te Arsenali

Gabimi më i madh i Juventusit konsiderohet mosvlerësimi i Thierry Henryt. Ai kishte ardhur nga Monaco në vitin 1999. Ai zhvilloi vetëm 16 ndeshje ku shënoi tri herë.

Ishte blerë 11,5 milionë euro me verën e sotme, ndërsa u shit pothuajse ngjashëm të Arsenali. Pjesë tjetër e karrierës së tij është një histori.

Juventusi nuk e vlerësoi Henryn

Në verën e vitit 1995 erdhi te Interi nga Palmeiras për 7 milionë dollar, Roberto Carlos.

34 ndeshje të zhvilluar për një vit, ndërsa ai u shit për të njëjtën shumë te Real Madridi.

Carlos me fanellën e Interit

Të mbretërit ai u kthye në legjendë të klubit.

Aubameyang ishte pjesë e të rinjve të Milanit deri në vitin 2007. Milani e largoi te Saint-Étienne, ku u rikthye në yll.

Auba me fanellën e Milanit

Borussia Dortmund e bleu nga Franca për 13 milionë euro.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*