Më 28 Janar rivotohet vetëm në njësinë 5 në Preshevë?

Më 28 Janar  rivotohet vetëm në njësinë 5 në Preshevë?

Gjykata administrative ka vendosur që zgjedhjet lokale do të përsëriten vetëm në njësinë zgjedhore numër 5 në qytetin e Preshevës. “Do të fillojmë të përgatisim votimin dhe se nuk ka pengesa që në këtë vendvotim të rivotohet më 28 Janar”, ka thënë Zeqir Miftari kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhorë në Preshevë.

Duke u bazuar në të dhënat e KKZ në vendvotimin numër 5 janë të regjistruar 1382 qytetar me të drejtë vote ndërsa gjatë vitit 2016 në zgjedhjet lokale ka votuar 557 vota.

Zgjedhjet e parakohshme lokale po përsëriten në vendvotimin 5 për shkak se disa parti kanë paraqitur ankesa për parregullsi. Komisioni Komunal Zgjedhorë ka publikuar rezultatet preliminare Alternativa për Ndryshim 36% të votave, , Partia Demokratike Shqiptare 26%, , Partia për Veprim Demokratik 14%, Lëvizja për reforma PDSH 9.1 %, Bashkimi Demokratik I Luginës 2.4%, Unioni Demokratik Shqiptarë 2.2 %, Partia Demokratike 1.8% dhe lista serbe ka grumbulluar 4.9% e cila nuk ka kaluar pragun zgjedhorë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*