Milot Rashica nuk stërvit me Vitessen, përgatit detajet e fundit për t’u larguar nga klubi

Milot Rashica nuk stërvit me Vitessen, përgatit detajet e fundit për t’u larguar nga klubi

Mediat holandeze raportojnë se Vitesse do ta shesë sulmuesin kosovar, Milot Rashica, sot apo nesër sipas të gjitha gjasave.

Ajaxi dhe VfB Stuttgarti përmenden si klubet e reja të mundshme të sulmuesit të krahut të djathtë të Kombëtares së Kosovës, transmeton Express.

21-vjeçari nuk ka marrë pjesë sot në seancën stërvitore të Vitesses. Kjo pasi kosovari është duke punuar rreth detajeve të fundit për t’u larguar nga liga holandeze, raporton transmetuesi provincial holandez Omroep Gelderland.

Ai ka kontratë me Vitessen deri më 2020, dhe ka qenë njëri prej lojtarëve më bindes në skuadër duke shfaqur po qashtu interesim nga klubet e mëdha tash e një kohë.

Së fundmi, Rashica ka thënë se është i hapur për një largim të shpejtë nga Vitesse.

“Nëse është mirë për klubin dhe mua, atëherë mund të flasim dhe mund të ndodhë [largimi]”, pati thënë ai.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*