Në Bujanoc epidemi e fruthit, gjendja stabile

Në Bujanoc epidemi e fruthit, gjendja stabile

Në katër komuna të rrethit të Pçinjës është shpallur epidemi e fruthit e cila çdo ditë po rritet.

Slagjan Stoshiq nga instituti për shëndet publikë në Vrajë thotë se deri më tani janë të preku 54 raste me fruth në këtë rajon ndërsa në komunën e Bujanocit janë 7 raste prej tyre.

“Bëhet fjalë për personat që nuk kanë marrë vaksinë me kohë. Epidemia është shpallur edhe në Bujanoc mirëpo gjendja e epidemisë në këtë komunë është stabile”, theksoi Stoshiq.

Në komunën e Vrajës janë të prekur nga fruthi 3 persona, në Preshevë 4 persona në Surdulicë afro 40 persona ndërsa në komunat tjera të këtij rajoni nuk ka raste të evidentimit.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*