Nisin Homazhet për Jonuz Musliun

Nisin Homazhet për Jonuz Musliun

Në objektin e Teatrit të Gjilanit kanë nisur homazhet për Jonuz Musliun.

Homazhet për Jonuz Musliun, kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanovcit dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve po zhvillohen në objektin e Teatrit të Gjilanit.

Homazhe bënë edhe Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ndërsa për Musliun do të mbahet në orën 11:00 edhe një akademi përkujtimore.

Haradinaj më pas u nënshkrua në librin e kujtimeve, ndërsa vdekjen e Musliut e konsideroi të prakohshme.

Musliu ishte udhëheqës politik i UÇPMBS-së ndërsa mori pjesë edhe në luftën e Kosovës.

Musliu vdiq të enjten në moshën 59 vjeçare në një spital në Turqi ku po trajtohej.

Ai sot gjatë ditës do të varroset në vendlindje- fshatin Konçul të Bujanocit.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*