Nottinghami eliminon Arsenalin nga FA Cup (Video)

Nottinghami eliminon Arsenalin nga FA Cup (Video)

Nottingham Foresti ka befasuar Arsenalin në FA Cup.

Topçinjtë u eliminuan pasi humbën me rezultat 4-2, në një takim me shumë ulje e ngritje.

Eric Lichaj duke festuar golin e parë në takim (Getty Images)

Goli i parë në takim edhi nga Eric Lichaj në minutën e 20-të, ndërsa pas tre minutash barazoi Arsenali me anë të Per Mertesacker.

Festa e Per Mertesacker te goli i barazimit (Getty Images)

Pas dy shanseve nga vendasit erdhi dhe goli, ishte Lichaj ai që shënoi në minutën e 44-të.

Ben Brereton e thelloi epërsinë e vendasve nga pika e bardhë në minutën e 64, kurse për 3-2 shënoi Danny Welback.

 Goli i qetësisë u shënua në minutën e 86-të nga Kieran Dowell nga penalltia.

Nottinghami kundërshtarin në fazën 1/16 do ta mësojë pas shortit.

Vlen të theksohet se dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi nuk ishin të ftuar për këtë takim.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*