Payet driblon dhe shënon, por portieri lëndohet nga lëvizja fantastike e francezit (Video)

Payet driblon dhe shënon, por portieri lëndohet nga lëvizja fantastike e francezit (Video)

Për Dimitri Payet është bërë tashmë një vit prej se është kthyer në Francë te klubi i Marseilles.

Nën drejtimin e Rudi Garcias, klubi marsejez po kalon formë të mirë këtë edicion pas tashmë gjendet në vendin e dytë pas PSG në Ligue 1.

Marseille shënoi fitore të martën në mbrëmje ndaj Strasbourg me rezultat 2-0.

Payet e shënoi golin e dytë në këtë takim, por ai doli të jetë mjaftë i veçantë për të, por jo për portierin e mysafirëve Alexandre Oukidja.

Payet gjatë shënimit të golit

Francezi pranoi një top afër zonës dhe doli përballë portierit. Me një lëvizje fantastike rrëzoi portierin, i cili nga tentimi për ta ndalur sulmuesin u lëndua.

Portieri pas aksionit

Ky ishte vetëm goli i tretë i Payet këtë edicion, por ka dhënë edhe tri asistime.

Festa e Payet pas golit

Portieri la fushën me barelë, ndërsa Marseille vazhdon rrugën për të zënë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*