Presheva me rritje në natalitetit, në Bujanoc zvogëlohet?

Presheva me rritje në natalitetit, në Bujanoc zvogëlohet?

Ekspertët nga Instituti Republikan i Statistikave paralajmëron se numri i banorëve në Serbi është zvogëluar rreth 385 mijë në 10 vitet e fundit.

Sipas këtyre të dhënave nga 169 komuna në Serbi gjatë vitit 2016 ka pasuar rritje të natalitetit në Sjenicë, Novi Sad, Preshevë, Novi Pazar dhe Tutin, transmeton zerilugines.com

Instituti Republikan i Statistikave  ka njoftuar se në komunën e Bujanocit ka ulje të natalitetit në krahasim me vitet e kaluara.

Vlerësimi i këtij instituti ështe se në Serbi jetojnë 7 milion e 58 mijë e 322 qytetarë ndërsa të gjinisë femërore janë 183 mijë më shumë se meshkuj.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*