Reali e ka në tavolinë ofertën e Arsenalit për Benzeman

Reali e ka në tavolinë ofertën e Arsenalit për Benzeman

Arsenali ka lënë në tavolinën e Real Madridit një ofertë gjatë fundit të dhjetorit, por është ende aktive edhe në janar për sulmuesin francez, Karim Benzema.

Topçinjtë janë pranë humbjes së dy yjeve kryesore në skuadër, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, pasi kontrata e tyre skadon në qershor dhe priten të largohen gjatë janarit.

Me këtë situatë të krijuar aspak të këndshme, Arsenali po shikon për zëvendësimin e tyre, ku i preferuari është francezi i Realit, Benzema.

 Gjiganti anglez thuhet se ka ofruar 40 milionë euro për sulmuesin francez para Krishtlindjeve dhe e kanë njoftuar Realin se propozimi mbetet ende valid.

Benzema po përjeton një formë të luhatshme te Reali këtë sezon

Benzema ka qenë një objektiv afat-gjatë për trajnerin e Arsenalit, Arsene Ëenger dhe shihet si një opsion idel për të zëvendësuar sulmuesin në largim, Sanchez.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, oferta e londinezëve është e vetmja e pranuar për Benzeman këtë muaj, por thuhet se ende nuk e përmbushin vlerësimin prej 60 milionë eurosh të presidentit Florentino Perez.Ndërlikimi i mëtejshëm është këmbëngulja e trajnerit të Realit, Zinedine Zidane se Benzema është një lojtar i nevojshëm. Përkundër përkrahjes së Zidanes, sulmuesi francez vazhdon të jetë i kritikuar nga tifozët këtë sezon.

Perez është i etur të shesë sulmuesin dhe ta zëvendësojë atë me kapitenin e Interit, Mauro Icardi, para mbylljes së afatit kalimtar dimëror të transferimeve.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*