Sunderland kërkon shërbimet e Atdhe Nuhiut

Sunderland kërkon shërbimet e Atdhe Nuhiut

Preshevari Atdhe Nuhiu pritet të ndërroj klub, ku sipas medieve angleze ai po kërkohet nga Sunderland.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu është duke u kërkuar nga Sunderlandi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.Shtatlarti i Sheffield Wednesdayt shihet si përforcim i duhur i sulmit të “Maceve të Zeza”.Kështu raporton e përditshmja angleze “The Star”, e cila shkruan se skuadra e Championship është tejet e interesuar për shërbimet e reprezentuesit të Kosovës.Por, për këtë të fundit ka folur edhe menaxheri i lojtarit, Jos Luhukay, i cili ka pohuar se nuk di për këtë interesim për ish-skuadrën e Ligës Premier.“Nuk e di për interesimin e Sunderlandit. Jam shumë i lumtur me Atdheun dhe e pamë të premten kundër Readingut kur realizoi dy gola”.“Shpresoj që të shtunën dhe në ndeshjet e ardhshme ai të realizojë për ne”, ka thënë Luhukay.Ndryshe, Athedu në të kaluarën ka luajtur edhe për Rapid Wienën, Eskisehirsporin dhe Austria Karnten.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*