Vdes Ivanoviq, nuk i përballoi plagëve

Vdes Ivanoviq, nuk i përballoi plagëve

Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq është sulmuar sot me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës, ndërsa si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Ivanoviqit.

Policia njoftoi se në vendin ku është sulmuar Oliver Ivanoviq kanë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore.

Në njoftim thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është në vazhdim e sipër.

“Në vendngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, rreth orës 09:15min, në rrugën “Vojvode Putnika” në veri të Mitrovicës është lokalizuar një veturë private e markës “Opel Astra”, pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes.

Ndryshe, pas vrasjes së Ivanoviqit kanë reaguar edhe zyrtarë vendor e ndërkombëtar.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë dënuar ashpër vrasjen e politikanit serb.

Haradinaj ka thënë se kjo vrasje nuk duhet të përdoret për qëllime të politikës ditore.

Vrasjen e liderit serb e kanë dënuar ashpër edhe Ambasada amerikane në Kosovë, Bashkimi Evropian, UNMIK-u e OSBE.

E plotësuar: Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq është sulmuar sot me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës, ndërsa si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se Ivanoviq ka vdekur në spitalin rajonal të Mitrovicës ku ishte dërguar për trajtim pas plagosjes në orët e mëngjesit.

U raportua se Ivanoviq është qëlluar me pesë plumba.

Policia jep detaje rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Edhe kryeprokurori Shyqeri Syla në një prononcim për Telegrafin tha se Ivanoviq ka ndërruar jetë në spitalin në veri të Mitrovicës.

Policia: Vetura e djegur në veri dyshohet të jetë e lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit

Syla nuk dha detaje tjera lidhur me vrasjen.

Plagoset Oliver Ivanoviq

Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq është sulmuar sot me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës konfirmoi për Telegrafin se Ivanoviq është plagosur para zyrës së tij rreth orës 08:30.

Ai bëri të ditur se Ivanoviq është dërguar në spital.

Ivanoviq po trajtohet në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës, ndërkaq Telegrafi mëson se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. /Telegrafi/

Policia e Kosovës ka dal në vendin ku është sulmuar Oliver Ivanoviq

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*