(VIDEO) Lamtumirë komandant Junuz Musliu

(VIDEO) Lamtumirë komandant Junuz Musliu

Qytetarë shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare ia dhënë sot lamtumirën e fundit Kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, njëherësh atij të Këshillit Nacional Shqiptarë dhe kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratike, Junuz Msuliut i cili dy ditë më parë ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.

Garda e nderit e Republikës së Kosovës, trupin e pajetë të atdhetarit Junuz Msuliu e ka sjellë deri tek pika kufitare Dheu i Bardhë, nga ku u përcjell me nderime të larta ushtarake të Gardës dhe veteranëve të Ushtrive Çlirimtare për në vendlindjen e tij në fshatin Konçul.

Në shkollën e fshatit Konçul u organizuan homazhe nga qindra qytetarë që ishin prezent dhe u varros në vendlindjn e tij aty ku jetoi dhe veproi.

Jonuz Musliu ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare në Edrene të Turqisë.

Ai ishte udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ndërsa ishte edhe njëri nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Musliu kishte vuajtur disa vite burg në pushtetin e Jugosllavisë, i dënuar për veprimtari atdhetare shqiptare./Baki Rexhepi -RTK/

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*