(VIDEO) Lista serbe pjesë e kuvendit komunal në Preshevë

(VIDEO) Lista serbe pjesë e kuvendit komunal në Preshevë

Me rivotimin në njësinë numër 5 në Preshevë, është mbyllur procesi zgjedhorë i zgjedhjeve të parakohshme lokale në Preshevë. Risia e këtyre zgjedhjeve është lista serbe, e cila ka arrit që pas rivotimit në njësinë nr 5, të merr 41 vota duke siguruar kështu dy ulëse në asamblenë komunale. Ndërsa UDSH dhe PD nuk kanë arritur që të kalojnë cenzusin dhe kështu 2 subjekte politike në Preshevë mbeten jashtë kuvendit komunal.

Me rivotimin në njësinë numër 5 në Preshevë është mbyllur procesi zgjedhorë i zgjedhjeve të parakohshme lokale në Preshevë. Gjatë ditës së djeshme kutisë së votimin në njësin NR 5, iu kanë drejtuar 608 qytetarë të cilët kanë dhënë verdiktin e tyre për 8 listat zgjedhore. Komisioni komunal zgjedhorë sot edhe zyrtarisht ka bërë publike rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve të 24 dhjetorit, ku nga numri i përgjithshëm prej 38751 votues të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 18768 qytetarë ose 48,2 % e tyre.

Sipas rezultateve APN ka arrit që të merr më së shumti vota e pasuar nga PDSH , ndërsa UDSH dhe PD nuk kanë arritur që të kalojnë cenzusin dhe kështu 2 subjekte politike në Preshevë mbeten jashtë kuvendit komunal. Risia e këtyre zgjedhjeve është lista serbe e cila ka arritë që pas rivotimit në njësinë nr 5, të merr 41 vota duke siguruar kështu dy ulëse në asamblenë komunale.

 Ndërkaq listat zgjedhore do të kenë afat deri në ora 20 që të dërgojnë ankesa për njësin nr 5.

Vlen të theksohet se rivotimi në njësinë nr 5 ka kaluar pa asnjë incident. Ndërkaq pas shpalljes së rezultatit përfundimtarë partitë politike kanë afat 10 ditë që të certifikojnë mandatet e këshilltarëve në kuvendin komunal. Ndërsa krijimi i shumicës kuvendare do të ketë 60 ditë afatin ligjorë për konstituimin e kuvendit komunal./Zerilugines.com

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*