(Video) Naser Aziri, UDSH nuk e votuan as anëtarët e kryesisë

(Video) Naser Aziri, UDSH nuk e votuan as anëtarët e kryesisë

Kryetari i degës së UDSH-ës dega në Preshevë Naser Aziri, në Rtv Aldi ka foluar për procesin zgjedhorë të zgjedhjeve të parakohshme lokale në Preshevë. Aziri ka qenë kritik ndaj kryesisë së UDSH që sipas tij nuk votuan UDSH-ë, edhe pse ende janë pjesë e kryesisë së këtij subjekti politik. Ai ka thënë se këto veprime janë të pamoralshme pasi asnjëri prej tyre nuk kanë dhënë dorëheqje nga kryesia, ndërsa në anën tjetër kanë mbrojtur dhe votuar subjektet tjera politike, ndërsa disa prej tyre sot e kësaj dite mbajnë poste udhëheqëse në emër të UDSH-ës.

Aziri ka qenë kritik edhe ndaj bashkëfshatrëve të tij të cilët afro 600 vota i dhanë APN-ës që sipas tij në këtë rezultat kanë ndikuar kockat e shtyllat e betonit. Ai ka thënë se në këto zgjedhje janë votuar kundërvlerat duke marrë si shembuj dy mjekët e Miratocës të cilët arritën një numër të vogël të votave.

Naser Aziri ka folur edhe për njësinë nr5, ku disa shqiptarë votuan për listën serbe.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*