(VIDEO) Profili i Junuz Musliut: Aktivist i hershëm i çështjes kombëtare

(VIDEO) Profili i Junuz Musliut: Aktivist i hershëm i çështjes kombëtare

Jonuz Musliu ka lindur më 5 janar të viti 1959 në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, shkollimin fillorë dhe atë të mesëm e ka përfunduar në vendlindje ndërsa në Shkup ka studiuar shkencat natyrore drejtimin Biologji – Kimi.

Si aktivist i hershëm i çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, dënohet nga strukturat e ish Jugosllavisë me tetë vite heqje lirie, gjashtë prej të cilave i ka mbajtur.

Junuz Musliu ish i burgosur politik dhe veprimtarë i hershëm i çështjes kombëtare, që në fillet e saja rreshtohet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pas luftës ishte pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa ishte ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Me fillimin e negociatave për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Musliu emërohet nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇPMB-së, Kryetar i Këshillit Politik të UÇPMB-së.

Në zgjedhjet e para të pasluftës, në vitin 2002, Jonuz Musliu, themelon Lëvizjen për Progres Demokratik dhe për herë të parë hyn në institucionet komunale në Bujanoc.

Në zgjedhjet e dyta ai emërohet Kryetar i Kuvendit Komunal, pozitë që e ka mbajtur disa mandate ndërsa në vitin 2014 zgjidhet Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptarë, pozitë të cilën e ka pasur ende.

Në gjysmën e dytë të viti 2017, për shkak të një sëmundje të rëndë për trajtim kishte shkuar në spitalin universitar të Edrenës në Turqi.

Ai ka ndërruar jetë, duke lënë pas vetës bashkëshorten dhe tre djem./Baki Rexhepi/

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*