Zyrtare: Aubameyang lojtar i Arsenalit

Zyrtare: Aubameyang lojtar i Arsenalit

Arsenali e ka zyrtarizuar blerjen e fundit nga Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Të dy klubet e kaba bërë zyrtare në ueb faqet e tyre për kalimin e lojtarit nga Budesliga në Ligën Premier.

Klubi i Arsenalit është shprehur i lumtur me blerjen e njërit prej sulmuesve më të fortë në botë.

LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar 'Janar 2018'LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2018’

Lojtari është blerë për 63 milionë euro.

Ai ka shënuar 98 gola në 144 ndeshje në Bundesliga me Dortmundin.

Në të gjitha garat ai ka shënuar 172 gola në 213 ndeshje.

Ai ka një mesatare të frikshme me një gol në 96 minuta.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*