Aksident i rëndë në Zvicër me gjashtë të lënduar, dy shqiptarë me plagë të rënda

Aksident i rëndë në Zvicër me gjashtë të lënduar, dy shqiptarë me plagë të rënda

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në relacionin në mes të Suhr dhe Hunzenschwil në Kantonin Aargau të Zvicrës. Sipas hetimeve fillestare të policisë zvicerane, një veturë e kaltër e llojit VW nga drejtimi Hunzenschwil, për shkaqe ende të panjohura ka dalë në korsinë e kundërt të rrugës.

Vozitësja 33-vjeçare nga Eritrea ka qenë duke bërë orë praktike në vozitje me leje të përkohshme, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjellë Shtegu.com. Ajo dhe bashkudhëtarja e saj janë lënduar rëndë. Ekipi i zjarrfikësve është dashur t`i lirojë nga vetura plotësisht e dëmtuar. Një fëmijë që ka qenë brenda në veturë, gjithashtu ka pësuar lëndime pjesërisht të rënda.

Në veturën që ka qenë duke ardhur nga ana e kundërt, një VW i zi, vozitëse ka qenë një kosovare 52-vjeçare e cila ka pësuar lëndime pjesërisht të rënda. Bashkudhëtarja e saj është lënduar rëndë, ndërsa një tjetër ka kaluar me lëndime më të lehta.

Për të lënduarit janë mobiliziar shtatë autoambulanca dhe dy helikopterë. Hetimet e shkakut të aksidentit do të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit.


Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*