Çfarë goli nga Avdijaj, ylli i Kosovës e nis për mrekulli në Holandë (Video)

Çfarë goli nga Avdijaj, ylli i Kosovës e nis për mrekulli në Holandë (Video)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj ka filluar shkëlqimin e tij në kampionatin holandez.

Pas huazimit nga Schalke 04 tek skuadra holandeze Roda, ai ka gjetur edhe golin e parë.

Avdijaj ka luajtur në dy ndeshjet e para në kampionat nga 90 minuta por pa arritur të gjejë golin.

Ndeshja e tretë doli e vërtetë për yllin kosovar i cili ka shënuar një gol tejet të bukur.

Në ndeshjen e Kupës së Holandës, Roda po luan në udhëtim tek Willem II.

Pasi pjesa e parë kishte përfunduar në barazim 1-1, Avdijaj ka shënuar në minutën e 48-të për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij 1-2.

Istogasi shënoi një gol të mrekullueshëm duke lënë të shtangur portierin vendas.

Por goli i ish-anëtarit të Sturmit nuk mjaftoi pasi vendasit barazuan dhe ndeshja aktualisht po luhet në kohën shtesë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*