Kronologjia Seancës – Shqiprim Arifi zgjidhet kryetar i komunës së Preshevës

Kronologjia Seancës – Shqiprim Arifi zgjidhet kryetar i komunës së Preshevës

Overview

SEANCA E PARË

18:55 – Verifikohen mandatet e dy këshilltarëve të rinj nga radhët e APN, dhe me këtë rast kryetari i kuvendit Sami Salihu mbylli seancën e sotme të kuvendit komunal

18:44 – Me 20 vota PËR zgjidhet kryetari i komunës Shqiprim Arifi, zv. Kryetari Armend Aliu dhe antarët e këshillit komunal

18:18 – Nis votimi për kryetarin e komunës,zv kryetarin dhe anëtarët e këshillit komunal

18:11 Shqiprim Arifi propozon edhe anëtarët e këshillit komunal

18:10 – Armend Aliu propozohet për zv.kryetar komune

18:07 – Ne do të jemi shërbyes të qytetarëve, Shqiprim Arifi

18:02 – Shqiprim Arifi do të doja te ishte edhe opozita gjatë zgjedhjes sime si kryetarë

17:54 – Nis procedura për emërimin e kryetarit të komunës, zv.kryetarit të komunës, këshillit komunal

PJESA E TRETË

16:46 – Kuvendi kërkon pauzë, mbyllet seanca konstituive, pas dhjetë minutash fillon seanca e parë e K.K

16:46 Avni Haliti zgjidhet sekretar i kuvendi komunal

16:41 – Zgjidhet edhe zv.kryetari i kuvendit

16:25 – Kryetari i kuvendit Sami Salihu i drejtohet qytetarëve

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=553463475031777&id=302468386797955

16:13 – Me 20 vota Sami Salihu zgjidhet kryetarë i kuvendit komunal

16:08 – Nis votimi për kryetarin e kuvendit Sami Salihu

16:01 – Vazhdon seanca konstituive PDSH, PVD dhe BDL bojkotojnë

PJESA E DYTË

15:25 – Kuvendi shkon në pauzë

15:24 Diskutimet vazhdojnë mbi emërimin e kryetarit të kuvendit

Lexo më shumë

Marëveshja për qeverisje multientike e nënshkruar në vitin 2009

15:07 – Dr.Avni Nuhiu nëse jeni më patriotë ju opozita, atëherë votoni një shqiptarë për kryetarë kuvendi

14:41 – Ragmi Mustafa , grupi i këshilltarëve të PDSH nuk do të jetë prezent gjatë zgjedhjes së kryetarit të kuvendit dhe komunës

14:24 – Sami Salihu kryetari i LR- PDSH propozohet për kryetar kuvendi

14:19 – Me 20 vota PËR votohet rregullorja e punës së kuvendit komunal

14:10 – Vazhdon diskutimi mbi rregulloren e punës së kuvendit

13:53 – Vazhdon nënshkrimi i deklaratave të këshilltarëve të kuvendit komunal

13:49 – Dr.Ramizi i RD-ës e dorëzon mandatin e këshilltarit

13:46 – Vazhdon seanca

12:58 – Kërkohet pauzë deri në verifikimin e mandateve

12:54 – Përcaktohet anëtarët për verifikimve e mandateve të këshilltarëve të kuvendit komunal

12:29 – Raporton zv.kryetari i komisionit komunal zgjedhorë Qenan Kamberi mbi procesin zgjedhorë të datës 24 dhjetor

12:30 – Vazhdon pika e dytë e rendit të ditës

12:21 – Reagon këshilltarja Almina Iljazi, kërkon të mos prolongohet seanca dhe të mos denigrohen këshilltarët

12:19 – Ardita Sinani kërkon nga LR- PDSH të mos i bashkohen pushtetit

12:06 – Vazhdon debati Ardita Sinani vs Shqiprim Arifi

11:59 – Ardita Sinani kërkon të dijë për shumicën e kuvendit komunal

11:49 – Skender Destani nuk mund të më penzionosh nga politika i thotë Shqiprim Arifit, ai ja kthen se këtë do ta ketë synim, pasi sipas tij për 27 vite nuk ka kontribuat asgjë

11:44 – Shqiprim Arifi i kërkon të pijë kaffe Shpat Aliut të PDSH, ai nuk e mohon

11:41- Ende vazhdon debati,

11:35 – Konfirmohet votimi i rregulores së punës së kuvendit

11:29 – Shqiprim Arifi debaton me këshilltarin Shpat Aliu

Pjesa e parë

Fillon seanca konstituive e kuvendit komunal në Preshevë.Diskutimet kanë nisur mbi rendin e ditës.

Seanca po udhëhiqet nga këshilltari me i vjetër i kuvendit komunal.

Opozita kërkon shtyerjen e pikës së rendit të ditës mbi ndryshimin e rregullores së punës së kuvendit.

10:58 – Edhe me tej vazhdojnë diskutimet mbi rendin e dites dhe rregdhe rregulloren e punës së kuvendit komunal.

11:07 – Në seancën konstituive do të zgjidhet kryetari dhe zv.kryetari i kuvendit komunal.

11:19 – Opozita kërkon tërheqjen e pikës mbi rregulloren e punës së kuvendit.

11:21 – Skendet Destani e Shqiprim Shqiprim Arifi shtyjnë fjalët, përpak të eskaloj situata.

11:24 – Ende vazhdon diskutimi mbi rregulloren e punës së kuvendit

 

 

Tags: Seanca

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*