(Video) Promovohet libri ‘’Hutbe nga Minberi i Luginës’’, të autorit Sevdail Jakupi

(Video) Promovohet libri ‘’Hutbe nga Minberi i Luginës’’, të autorit Sevdail Jakupi

Për gjatë 10 viteve ai para xhematit arriti të shtjelloj shumë tema të rëndësishme, duke i trajtuar ato në  përpikëri dhe në hap me kohën e ngjarjet që na rrethojnë, duke bërë që sot xhaminë më të madhe në Preshevë ta frekuentojnë një numër i madh i besimtarëve,  dukepërfshirë të gjitha shtresat intelektuale.  Disa nga ligjëratat ee kësa dekade imami i xhamisë EBU Bekër Es-Sidik në Preshevë, njiherit kryetarë i këshillit të bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë Sevdail Jakupi  i ka bartë në letër, ku sot para një numri të madhë të qytetarëve të fjalës së shkruar, penës dhe diturisë ka  promovuar librin me titull ‘’Hutbe nga Minberi i Luginës’’

Në pranin e një numri të madhë të fjalës së shkruar, penës dhe diturisë është promovuar libri i teologut, imamit të xhamisë EBU Bekër Es-Sidik në Preshevë njiherit kryetarë i këshillit të bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë Sevdail Jakupi.  Panelisti Nexhmedin Ademi ka thënë se ky libër është shumë domethënës dhe prek tema shumë të rëndësishme. Ai ka thënë se sot investohet aq shumë që gjërat të plasohen në opinion , ndërsa në islam përhapja e informacioneve dhe diturisë bëhet për mes Hutbes. Ai ka theksuar se autori çdo xhuma për mes ligjëratave në Hutbe ka komunikuar me publikun , pasi Hutbja është një art, një shkencë e komunikimit në vete. Teologu Nexhemedin Ademi ka folur edhe për rëndësinë e këtij libri, duke i vënë theks të veçantë qasjes efektive që ka bërë autori Sevdail Jakupi, ku sipas tij në xhamin Ebu Beker Es- Sidik frekuentojnë të gjitha shtresat  intelektuale dhe Hutbja  ka qenë prioritet i autorit, duke u bazuar në katër shtylla Besimi , Adhurimi, Morali dhe Mirësjellja.

Ndërsa edhe prof i gjuhës dhe letërsisë shqipe AliXhemal Salihu ka thënë se ky libër na jep guxim dhe na mbush me besim, duke theksuar se autori ka ofruar një qasje mjaftë praktike në temat e shtjelluara në këtë libër.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1773084642735225&id=462814267095609

 

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe autori i librit Sevdail Jakupi .

Libri ‘’Hutbe nga Minberi i Luginës’’, të autorit Sevdail Jakupi është një botim i aktivitetit 10 vjeçar i teologut si ligjërues në xhaminë Ebu Bekrë Es-Sidik në Preshevë. Ligjeratat e shënuara janë mbajtur në xhami dhe në fund janë përzgjedhur për botim në këtë libër.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*