Sadiku prezantohet te Levante, zgjedh fanellë me numrin shtatë

Sadiku prezantohet te Levante, zgjedh fanellë me numrin shtatë

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku është prezantuar te Levante.

Klubi spanjoll ka prezantuar Sadikun së bashku me gjashtë futbollistë të tjerë.

Reprezentuesi shqiptar ka zgjedhur edhe numrin të cilin do ta mbajë në fanellë.

Sadiku do të luaj me fanellën numër shtatë në ndeshjet e La Ligas.

Levante ka transferuar dy portierë, dy sulmues, një mesfushor dhe dy mbrojtës.

26-vjeçari u largua nga Legia e Varshavës për një milionë euro për t’iu bashkuar Levantes.

Ai më parë ka luajtur në elitën e futbollit zviceran me skuadrat si Zurich dhe Lugano.

Skuadrat tjera të Sadikut gjatë karrierës së tij janë edhe Vaduz, Locarno, Elbasani dhe Gramozi.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*