Sami Salihu, sqaron opinionin për deklaratën e dhënë e cila u shtrembërua nga mediat serbe

Sami Salihu, sqaron opinionin për deklaratën e dhënë e cila u shtrembërua nga mediat serbe

Kryetari i LRPDSH dhe kryetari i Kuvendit komunal në Preshevë Sami Salihu pas emërimit të tij në këtë pozitë zyrtare, ka dhënë një deklaratë në gjuhën shqipe edhe për TV N1 e serbisë. Por gjatë publikimit deklarata e tij u shtrembërua në gjuhën serbe, duke i dhënë konatacion krejtësisht të kundërt me atë çfarë kishte deklaruar ai.  Duke parë që kjo deklaratë është publikuar edhe në disa media në gjuhën shqipe, kryetari i LR PDSH ka lëshuar një sqarim ku demantohet e tëra ajo çfarë u publikua ditë parë.

SQARIM

E ndjej të nevojshme të shkruaj dy fjalë e të sqaroj çdo lexues të shkrimit të botuar në portalin serb N1.
Është e vërtetë që jam intervistuar për këtë portal dhe kam shprehur pikpamjet e mia në lidhje me pritshmërite e koalicionit qeverisës në Preshevë. Dua të theksoj se intervista është bërë në gjuhën shqipe. Është e qartë se në momentin e përkthimit gazetari ka bërë përshtatje të asaj çfarë kam thënë me atë që ai ka kuptuar ose ka dashur të kuptojë, dhe për pasojë ka shumë pasaktësi dhe keqkuptime në atë shkrim.
Po kështu vërej se edhe leximi dhe përkthimi nga serbisht në shqip ka keqinterpretime. Nuk do ndalem të analizoj në janë me dashje apo pa dashje të gjitha këto sepse gjithësecili ka të drejtë të besojë atë që do por kjo nuk mund të ndikojë dhe shtrembëroje të vërtetën .
Ajo çka dua të shpreh dhe theksoj ështē se kurrë se kam pas ndërmend ta analizoj dhe aq më pak ta diskutoj në këtë portal, politikën e deritanishme 27 vjeçare të ndjekur në luginë, pasi nuk ishte as vendi as momenti për të bërë një analize te ketij lloji dhe aq më tepër nuk mund të përgjithësoj dhe fus në një fjali të vetme të mirat e arritura në këto 27 vite dhe mangësite e vërejtura. Ska vend për përgjithësime, dhe smund të jem kaq i cekët në analizë dhe i përcipte në gjykime se nuk e kam as ne formimin tim dhe as në natyrë.
E sa i përket pjesëmarrjes së serbëve në koalicion, e shoh këtë si një fenomen të zakonshëm në një shoqëri civile dhe demokratike. Ata janë qytetarë të Preshevës dhe si të tillë kanë të gjitha të drejtat. E theksoj këtë pë faktin se jemi kaq të ndjeshëm në këtë ushtrim të të drejtës pasi prej vitesh kërkojmë dhe luftojmë më forcë për të drejtat e shqiptarëve dhe ashtu si kërkojmë të na trajtojnë, po ashtu i konsiderojmë dhe trajtojmë edhe nacionalitetet e tjera që jetojnë këtu. Nuk kam shprehur as pritshmëri dhe as që kam kërkuar ndihmë prej tyre. Jetojmë në një shoqëri demokratike ku çdo qytatarë ka të drejtat e përfaqësimit qoftë shqiptar, serb apo kombësi tjetër. Ky ka qenë thelbi i asaj që kam shprehur.
Kushdo mund ta interpretoj si të dojë, ta shkruaj si të dojë.
Një intervistë e cila as nuk mund të dëgjohet as mund të shihet, mund të paragjykohet dhe përdoret politikisht nga kundërshtarët apo edhe ata që duan të përcjellin te lexuesit, thuhet në sqarimin e kryetarit të LR PDSH Sami Salihu

Sami Salihu

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*