Shënohen nëntë gola në ndeshjen Marseille – Metz, në të fundit asiston mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu (Video)

Shënohen nëntë gola në ndeshjen Marseille – Metz, në të fundit asiston mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu (Video)

Olympique Marseille ka fituar me spektakël ndeshjen hapëse të javës së 24-të në Ligue 1.

Skuadra e famshme franceze kishte përballë ekipin e fundit në tabelë Metz të cilën e mposhti me lehtësi.

Plot nëntë gola u shënuan në këtë sfidë duke i dhuruar spektakël tifozëve të pranishëm në stadium.

Marseille triumfoi në fund me rezultat 6-3 duke e rimarrë pozitën e dytë në tabelë.

Ivan Balliu

Sulmuesi i talentuar Florian Thauvin realizoi het-trick në këtë takim ndërsa me Sanson, Germain dhe Mitroglou kontribuuan me nga një gol tjetër.

Tek mysafirët u paraqit në fushë në pjesën e dytë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu.

Balliu u fut në fushë në minutën e 64-të, ndërsa asistoi në golin e tretë të Metzit.

Gjithsesi as asistimi i Balliut nuk i ndihmoi Metzit të largohet me ndonjë pikë nga ‘Stade Veledrome’.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*