(VIDEO) Sami Salihu: fton për bashkërendim dhe konsensus për interesat e shqiptarëve

(VIDEO) Sami Salihu: fton për bashkërendim dhe konsensus për interesat e shqiptarëve

Me 20 vota të këshilltarëve të kuvendit u votua Sami Salihu për këtë pozitë në bazë të marrëveshjes politike mes Alternativës për Ndryshim, Lëvizjes për Reforma PDSH.

“Sot është dita e parë e punës se kuvendit te ri dhe si kryetar i zgjedhur i tij, do të doja ta nis me një falenderim për të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës që me  përgjegjësi të plotë qytetare dhe demokratike, edhe pse nga një periudhë e gjatë e paqëndrueshme ekonomike dhe politike dhe te mbarsur plot ngarkesa emocionale dhe psikologjike, patën miresinë dhe kurajon e madhe ti shikojmë me durim deri në fund këtyre zgjedhjeve”  shpreh Salihu, shkruan zerilugines.com.

Kryetari i kuvendit Sami Salihu gjithashtu ka thënë se kuvendi i sapo zgjedhur është i konfiguruar me risi përsa i  përket mënyrës se si është adresuar vota dhe si janë përcaktuar kahjet përfaqësuese.

” Do doja t’iu bëjë thirrje të gjithve ju përfaqësues të popullit të Preshevës të zgjedhur në këtë kuvend të bashkërendojmë forcat dhe energjitë me një frymë konsensusi, dialogu,bashkeëpunimi dhe me një qasje gjithëpërfshireëse të punojmë në interes të reformimit të politikës qeverisëse në vend, në perputhje të plotë dhe një profil të ri të qëndrueshme më të sigurtë dhe më europian”, tha kështu kryetari i kuvendit Sami Salihu.

Ai ftoi të gjithë të punojnë për një qasje në të mirë të të gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës.

Gjithashtu në të njëjtën seancë për sekretar u zgjodh Avni Aliti./ Zerilugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*