11 parukere në Preshevë organizojnë aktivitet humanitarë (Video)

11 parukere në Preshevë organizojnë aktivitet humanitarë (Video)

Është hera e parë, që gruaja nga biznesi i vogël në Preshevë në momentin e duhur dhe në kohën e duhur solidarizohet me nënat në nevojë. Kështu 11 parukere nga Presheva për nder të ditës ndërkombetare të gruas 8 marsit realizuan nje aktivitet humanitarë ku mjetet e grumbulluara do të destinohen për familjet me gjendje të vështirë ekonomike.

Ky aktivitet është ndërmarrë me qëllim që mjetet e grumbulluara nga rregullimi  të llukut të grave vullnet mirë, tu ndahen kryefamiljareve në Presheve, sidomos atyre nënave që rrisin fëmijë jetim e që janë me kushte të rënda ekonomike.

Vec interesimit te jashtezakonshem te grave qe ishte sot per rregullimin e flokeve falas pati edhe zonja vullnet mira qe iu pergjigjen ketij aktiviteti duke dhuruar para pa i rregulluar floket. Aktivitetit te sotem nuk iu shmangen edhe nje numer i konsiderueshem i grave në kampin e refugjateve ne Presheve qe iu pergjigjen kesaj ftese.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*