Organizohet aheng  humanitar për nderë të ‘8 marsit ‘Ditës Ndërkombëtare të Gruas – Burbuqe Kadriu

Organizohet aheng  humanitar për nderë të ‘8 marsit ‘Ditës Ndërkombëtare të Gruas – Burbuqe Kadriu

Këtë vit 8 marsi  është menduar ndryshe të festohet  në Preshevë, sepse ky aheng është menduar të realizohet edhe me një qëllim, solidarizimi dhe ndihma për familjet në nevojë. Organizatore e këtij aktiviteti eshte Burbuqe Kadriu nga Presheva. Ahengu në fjalë do të mbahet në restorantin Evropa në Preshevë  ku mjetet e grumbulluara do ti dhurohen familjeve me kushteve të vështira ekonomike.

 

Për nderë të 8 marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Burbuqe Kadriu nga Presheva njëherit  dixheje e kanagjegjeve , ka menduar që kjo festë e grave të jetë edhe humane. Ajo ka menduar që mjetet e grumbulluara ti dedikohen familjeve në nevojë gjegjësisht me kushte të vështira ekonomike.  Kësaj përkrahje humane iu ka bashkangjitur restoranti Evropa 3, aty edhe ku do të mbahet  mbremja si dhe kompania Fluidi nga Presheva, Studio IKS e Radiotelevizioni Presheva. Ajo fton të gjitha  gratë  që mendojnë të jenë pjesë e këtij kontributi human të jenë pjesëmarrëse në këtë aktivitetaktivite.

Ndërkaq zonja Kadriu publikisht ka ftuar edhe  gjitha vajzat e gratë me aftësi të kufizuar të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje në mënyrë   falas.  Kz aktivitet do të mbikqzret nga një komision dhe në prani të medieve do të bëhet dhe realizimi i mjeteve ka thënë organizatorja.

Të gjitha të interesuarat  mund të kontaktojnë në numrin e telefonit tek zonja Kadriu ndërkaq biletat mund ti marrin në hapësirat e Radiotelevizionit Presheva.  062 845 4 565

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*