Diskutohet çështja e sigurisë në komunë të Preshevës, problem permanent mbetet komunikacioni dhe qentë endacak

Diskutohet çështja e sigurisë në komunë të Preshevës, problem permanent mbetet komunikacioni dhe qentë endacak

Nëm organizimin e KDNJ në Preshevë është mbajtur sot seminar mbi sigurinë në komunë të Preshevës. Në fund u evidentuan të gjitha problematikat ku më pas ato do të adresohet në misionin e OSBE ë Beograd.

Këshilli për të drejtat e njeriut në Preshevë në tribunën e sotme ka diskutuar mbi sigurinë në komunë të Preshevë. Gjatë këtij takimi janë shtjelluar të gjithë faktorët e pasigurisë në vendin tonë. Si probleme të theksuar janë evidentuar siguria në komunikacion, rrezikimi nga qent endacak dhe shumë probleme të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë qytetarit

” Kemi diskutuar për shumë faktorë të pasigurisë në vendin tonë , por për fat të keq sot nuk ishin prezent të gjithë përfaqlsuesit e institucioneve të ciltë do të prezantonin problemet e pasigurisë në vendin tonë. Megjiatë në do të hartojmë rekomandimet e disa nga faktorët e pasigurisë si të komunikacionut, qenve endacak, pastak shkeljeve ligjore të cilat do të adresojmë në zyren e OSBE në Beograd”, ka thënë kështu përfqësuesi i KDNJ në Preshevë Enkel Rexhepi.

Në tribunën e sotme u diskutua edhe pasiguria e gazetarëve të cilët vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre në presione të ndryshme por dhe pa ndonjë ndihmë konkrete institucionale. Ndërkaq sa i përket prezencës së emigrantëve dhe ndikimit të tyre në sigurinë e vendit nga komisariati i tha se ata për gjatë tri viteve nuk kanë ndikuar në rrezikshmërinë e banorëve të Preshevës pasi e tërë situata është menaxhuar nga përgjegjësit e rendit dhe qetësisë. Megjithatë u tha se ka disa raste kur ata kanë shkaktua probleme mes veti por që nuk janë reflektuar jashtë qendrës së pranimit. Sa i përket kësaj teme u diskutuar edhe çështja e azilit por dhe format e diskriminim të pushteti vendorë në Preshevë nga niveli qendrorë kur dihet se asnjë i punësuar në kamp nuk është bërë për mes entit për punësim në Preshevë. Këtë çështje e ka ngritur edhe koordinatori i entit për punësim në Preshevë Muhamet Ramadani i cili tha se Presheva i ka të gjitha profilet e kuadrove por që nga qeveria ata u anashkaluan duke bërë shkelje ligjore sa i përket punësimit në qendrën e pranimit të emigrantëve.

Në fund të këtij takimi përfaqësuesit e KDNJ kanë evidentuar të gjitha problematikat ku më pas këto rekomandime do të drejtohet OSBE në Beograd të cilët do të merren me zgjidhjen e tyre.

 

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*