Edhe pas 26 viteve, Referendumi mbetet vetën në letër

Edhe pas 26 viteve, Referendumi mbetet vetën në letër

Rreth 97 për qind e shqiptarëve në Luginë të Preshevës apo  45 mijë shqiptarëve me të drejtë vote, në 71 vendvotime më 1 dhe 2 mars të vitin 1992 kishin votuar pro autonomisë politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Por pas 26 viteve vullneti i popullit nuk po jetësohet.

 

Kanë kaluar 26 vite kur shqiptarët 97 % e shqiptarëve të Luginsë së Preshevës në mënyrë unanime  për mes referendumit vendosën për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.Por pas dy dekadave referendumi mbete vetëm në letër dhe jeta e shqiptarëve në Lugin vazhdon të cënohet edhe më shumë.

Kryetari i kuvendit të referendumit 1 dhe 2 mars të vitit 1992  Ibrahim Kadriu me rastin e 26 vjetorit ka thënë përmes këtij akti shqiptarët kanë pas për qëllim sensibilizimin e çështjes politike në Luginë të Preshevës.Por sipas tij pas më shumë se dy dekada  çështja e referendumit ka mbet status kuo madje nuk është bërë asgjë.

26 vjet më parë shqiptarët  e Luginë së Preshevës në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 në mënyrë të unifikuar  pleq, gra e të rinjë dhanë verditktin e tyre ‘ për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën’ me 97 % të votave.  Sipas kryetarit të Kuvendit Ibrahim Kadriu  pas më shumë se dy dekada  çështja e referendumit ka mbet status kuo madje nuk është bërë asgjë. Sipas tij partitë poltike nuk kanë bërë asgjë për jetësimin e referendumit por e kanë përdorur për ineteresta e tyre partiake.

Me gjithë atë ish kryetari i Kuvendit përgjegjësi merrë edhe mbi vete duke thënë se referendumi nga ajo kohë e deri më sot mbeti arkiv.

Ish kryetari i Kuvendit në referendumin e 1 dhe 2 marsit Ibrahim kadriu thotë se përmes këtij akti shqiptarët kanë pas për qëllim senzibilizimin e çështjes politike në Luginë të Preshevës. Por ai përsëri ka akuzuar dhe partitë politike, duke thënë se kanë ç’rrënjosur tërësisht vullnetit e kësaj popullate duke aluduar në platformën e vitit 2006 dhe Këshillin Nacional.  Në fund ai ka potencuar se lidershipi në Luginë duhet të riorganizohet dhe ti qëndroj besnik vullnetit të popullit , sepse në të kundërtën Lugina do të përjetoj fatin e shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit që sot përmendet vetëm në libra.

 

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*