Kompania preshevare “Saba Bellça” fiton tender në Vranjë

Kompania preshevare “Saba Bellça” fiton tender në Vranjë

Kompania “Saba Bellça”, njëra ndër kompanit më të fuqishme jo vetëm në Luginë të Preshevës por edhe në rajon, sukseset e saja tani më po i shtrinë edhe në qytetet jashta Preshevës. Kompania ” Saba Bellça” nga Presheva edhe këtë vit do të bëjë mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit të Vranjës gjatë stinës së verës, pasi që është shpallur fituese në tenderin që u njoftua nga Administrata e Qytetit të Vranjës për këtë qëllim
Puna e mirëmbajtjes së rrugëve ishte vlerësuar në 4.9 milion dinarë, por është kontraktuar me Ndërmarrjen “Saba Bellça” në 3.1 milion dinarë, pasi që kompania preshevare ishte më e lira në çmimin e ofruar.
Kriteri i përzgjedhjes për këtë kompani ishte çmimi më i ulët i ofruar. Tri oferta ishin paraqitur në thirrjen publike për këtë punë, por komisioni zgjodhi ofertën e Kompanisë nga Presheva si më të mirën.

Afati i fundit për realizimin e punëve për mirëmbajtjen e rrugëve është sezoni i verës ose deri në shpenzimin e fondeve të parapara me kontratë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*