Kryetari i kuvendit Sami Salihu takohet me zv. ambasadorin e OSBE-së Joseph Mellot

Kryetari i kuvendit Sami Salihu takohet me zv. ambasadorin e OSBE-së Joseph Mellot

Zv. ambasadori i OSBE-së në Beograd Joseph Mellot ka qëndruar sot në Preshevë, ku pati takim me kryetarin e kuvendit Sami Salihu. Gajtë këtij takimi u bisedua për situatën politike në Preshevë, pas konstituimit të organeve të reja qeverisëse të pushtetit lokal.

Kryetari Sami Salihu gjatë kësaj bisede ngriti një sërë temash,me theks të veçantë hapjen e vendkalimit kufitarë Miratoc-Llojan. Në këtë problematikë mjaft të ndjeshme zv. ambasadori Joseph Mellot premtoi përkrahje rreth kësaj çështje, duke u zotuar se lëvizja e lirë do të vihet në pah për banorët e kësaj pjese. Gjithashtu u bisedua edhe për çështjen e arsimit, gjendjen sociale por dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës.

Kryetari i LR-PDSH ka marrë përkrahjen e OSBE për qasjen tij politike mbi zgjidhjen e problemeve në komunë të Preshevës./ZeriLugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*