Kryetari i Serbisë s’i kupton kritikat për fluturimin e ulët të avionëve mbi Preshevë

Kryetari i Serbisë s’i kupton kritikat për fluturimin e ulët të avionëve mbi Preshevë
“Nuk i kuptoj kritikat për shkak të fluturimit të ulët të avionëve mbi Preshevë. Avionët e ushtarakë të Serbisë do të fluturojnë nëpër gjithë hapësirën ajrore të Serbisë. Gjë e tmerrshme që ka fluturuar një avion “Orao”. E kë e ka rrahur ai “Orao?”, ka pyetur Vuçiq duke shtuar se “serbët janë fajtorë vetëm pse janë serbë”, transmeton zerilugines.com

Vuçiq, siç njofton FoNet, ka thënë se nuk i intereson çfarë do të thotë gjysma e medieve që e sulmon atë pse Serbia ka ushtri dhe pse ajo ushtri marshon nëpër territorin e vet.

“Do ta mbroj vendin tim, vendin tonë. Për këtë jam i zgjedhur” ka thënë Vuçiq.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*