“Luftë” në rrugën e Kombit, protestuesit djegin kabinat e taksës (FOTO&Video)

“Luftë” në rrugën e Kombit, protestuesit djegin kabinat e taksës (FOTO&Video)

Situata në Rrugën e Kombit i përngjan një “lufte” të vërtetë.

Qindra protestues janë përplasur me policinë e Shtetit duke shkatërruar çdo gjë dhe duke qëlluar me gurë edhe policinë.

Të indinjuar nga taksa e lartë për Rrugën e Kombit, shqiptarët të mbledhur më së shumti nga Kosova dhe Kukësi kanë shpërthyer në dhunë ndaj policisë.

Ata janë shprehur se fillimisht janë mbledhur për protestë paqësore por duke shtuar se janë provokuar vetë nga policia.

Situata paraqitet e rëndë, si dhe 3 protestues janë plagosur rëndë e janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.

Ata shprehen se do të protestojnë aty deri në vdekje duke i vënë flakën kabinave si dhe kanë thyer traun.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*