Më 20 mars seanca për demarkacionin

Më 20 mars seanca për demarkacionin

Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes ka vendosur që seanca për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi  të mbahet të martën me 20 mars,në orën 16:00.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se shpreson se kjo çështje më në fund do të zgjidhet.

Ndërkaq, Veseli tha se mbledhja e Kryesisë u bë me qëllim të caktimin të datës së kësaj seance.

“Jam i bindur se bashkërisht do t’ia arrijmë, demarkacioni është në interes të të gjithëve”, tha ai.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*