Nxënësit e shkollave fillore shqipe në Luginë do të kenë 42 tekste shkollore

Nxënësit e shkollave fillore shqipe në Luginë do të kenë 42 tekste shkollore

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi gjatë bisedës për Titulli.com përveç temave tjera me rëndësi për interesin publik ka shpjeguar edhe për hapat që ia ka ndërmarrë për tekstet shkollore shqipe në shkollat shqipe në Luginë të Preshevës.

“Në vitin 2016 kemi arritur marrëveshje që në atë kohë kemi inkorporuar edhe Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe të gjejmë një zgjidhje lidhur me marrëveshjen që është bërë me ministrinë e arsimit të Serbisë”, tha mes tjerash Arifi.

Ai u shpreh se marrëveshjet gjithnjë nuk janë respektuar nga ana e verbët politik të PVD-së dhe PDSH-së brenda KKSH-së, shkruan Titulli.com.

“Tani hasim që për vitin shkollorë 2018/2019 nxënësit tonë do t’i kenë 42 tekste shkollore”, ka theksuar Shqiprim Arifi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në akordim me ambasadën e Shqipërisë dhe zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka dërguar   tekstet mësimore për përkthim në Entin për tekste mësimore në Serbi mirë nuk janë pranuar.

Deri më tani për nxënësit e shkollave fillore  janë siguruar 54 tekste në gjuhën shqipe ndërsa për mungojnë të gjitha tekstet në shkollat e mesme , përveç atyre të gjuhës serbe dhe gjuhëve të huaja.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*