Orari, parashikimi dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini për meçin Joshua – Parker

Orari, parashikimi dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini për meçin Joshua – Parker

E shtuna e fundit për muajin mars është dita e shumë pritur për adhuruesit e boksit.

Pse, çfarë ka?

Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të përballen me njëri-tjetrin për titujt botëror në peshat e rënda.

Anthony Joshua nga Britania e Madhe dhe Joseph Parker nga Zelanda e Re, përballë njëri-tjetrit gjatë konferencë për media në studiot e Sky në Londër, Angli (Foto: Getty Images)

Parker (26 vjeçar) do të vendos në lojë titullin e tij WBO, kurse Joshua (28 vjeçar) do të mbrojë titujt WBA dhe IBF, në një përballje ku fituesi i merr të gjitha.

Ku do të mbahet ndeshja?

Në Principality Stadium të Cardiffit të shtunën me 31 mars, aty kur Joshua suksesshëm mbrojti titujt e tij ndaj Carlos Takam.

Kur fillon meçi?

Ende nuk ka njoftim të saktë zyrtar, por spektakli i madh mes Joshuas dhe Parker pritet të fillojë rreth orës 23:00 në kohën tonë lokale.

Se Anthony Joshuan është i pëlqyeri i tifozëve e tregon dhe kjo fotografi (Foto: Getty Images)

Por, ne do t’iu mbajmë të informuar dhe përditësuar me çdo detaj në kohë, që nga futja e sportistëve në stadium, personat e njohur që kanë vendosur ta shikojnë ndeshjen nga afër, ushtrimet e fundit, ecjen drejt ringut dhe çdo gjë tjetër.

Parashikimi:

Shumica e ekspertëve besojnë se Joshua do të fitojë, disa presin që më nokaut rreth rundit të tetë apo nëntë, pjesa tjetër me pikë.

Përballjet e fundit:

Joshua në tre meçet e fundit ka gjitha fitore: Carlos Takam (nokaut teknik), Wladimir Klitschko (nokaut teknik) dhe ndaj Eric Molina (nokaut teknik).

Joseph Parker duke iu drejtuar turmës gjatë stërvitjes të hapur për media (Foto: Getty Images)

Parker gjithashtu ka të gjitha fitore në tre meçet e fundit: Hughie Fury (me vendim të shumicës), Razvan Cojanu (me vendim unanim) dhe ndaj Andy Ruiz (me vendim të shumicës së gjyqtarëve).

Statistikat:

Joshua ka 20 përballje dhe të gjitha i ka fituar me nokaut, kurse Parker nga 24 meçe nuk ka asnjë humbje dhe 18 prej tyre i ka fituar me nokaut.

Anthony Joshua i buzëqeshur gjatë stërvitjes së hapur për media para përballjes me Parkerin(Foto: Getty Images)

Në total Joshua në karrierën si profesionist ka boksuar në 65 runde, kurse Parker në 123.

Joshua është 198 centimetra i gjatë, kurse Parker 193 cm.

Përfitimet:

Raportohet se ndarja është 67  me 33 për qind në favor të Joshuas. E përkthyer në vlerë monetare besohet 15 milionë euro për britanikun Joshua dhe tetë milionë për boksierin nga Zelanda e Re.

Vlen të theksohet se matjet zyrtare do të bëhen gjatë ditës së premte, ndërsa për t’u njohur më mirë me boksierët më poshtë keni disa video.

Të gjitha nokautet e Joshuas:

Top 10 nokautet më të mira nga Parker

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*