Protestuesit përplasen me policinë në Rrugën e Kombit, digjet sporteli i pagesës (Video)

Protestuesit përplasen me policinë në Rrugën e Kombit, digjet sporteli i pagesës (Video)

Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës ka dalë jashtë kontrollit dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, kanë shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës.

Protestuesit janë futur edhe brenda sporteleve dhe kanë shkatërruar edhe kompjuterët.Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet pagesa. Protestuesit kanë thyer xhamat në sportelet për pagesën e taksës.

Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve mësohet se ka edhe persona të lënduar.

Agjentët në terren janë duke bërë verifikimet dhe do të nisin procedim për disa nga protestuesit.

Më herët, policia bllokoi automjetet që vinin nga Kosova për t’u bashkuar në protestën kundër vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*