“Shkencëtarët duhet ta luftojnë lajmin e rremë me të vërtetën”

“Shkencëtarët duhet ta luftojnë lajmin e rremë me të vërtetën”

Në një kohë kur e vërteta shkencore po etiketohet si lajm i rremë, shkencëtarët kanë për detyrë të bashkohen dhe të sensibilizojnë politikanët dhe shoqërinë për zbulimet e tyre, të cilat duhen përdorur për të ndikuar pozitivisht në jetën e përditshme”

Nga Michael Bowen

Ndjekja e të vërtetës është në zemër të kërkimit shkencor. Kjo i vë shkencëtarët në një situatë sfiduese gjatë një kohe kur “post- e vërteta” është fjala e vitit në Fjalorin Angisht të Oksfordit. Në gjithçka nga mohimi i ndryshimit klimatik te lëvizja anti-vaksinë, po shohim pasojat e një dështimi për t’u kapur provat shkencore. Si shkencëtarë është më e rëndësishme se kurrë të mbajmë vlerat tona dhe të luftojmë kulturën e lajmit të rremë me debate të informuara dhe të bazuara te provat.

Gjatë vitit të kaluar, kam punuar me kolegët e mi në Komunitetin e Shkencëtarëve të Rinj të Forumit Ekonomik Botëror për të hartuar Kodin e Etikës për Kërkuesit të Forumit. Parimet në zemër të kodit tonë, vlerësuar së fundmi te Nature, janë që kërkuesit dhe organizatat që i përfaqësojnë ato duhet të angazhohen me publikun, të ndjekin të vërtetën, të maksimizojnë përfitimin dhe të minimizojnë dëmin, të angazhohen me vendimmarrësit, të mbështesin diversitetin, të jenë mentorë dhe llogaridhënës.

Rëndësia e parimeve të përfshirë në kodin tonë mund të kërcënohet me shpejtësi, në mënyrë të paprecedentë dhe nga vende të papritura. Gjatë vitit të kaluar, referendumi Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump si president i Amerikës shkaktoi një ndryshim sizmik në klimën gjeopolitike. Një kundërshtim populist kundër konsensusit shkencor dhe mendimit të ekspertëve kërcënon parimet që përbëjnë bazën e qëllimeve tona shkencore, por kjo vetëm sa e forcon vendosmërinë tonë. Kodi ynë duhet të mos merret për të mirëqenë, kur të vijë koha të luftohet për të dhe me të gjitha kostot të mbrohet.

Disa shembuj tregojnë se çfarë është në rrezik kur kodi të thyhet. Një nga rastet më famëkeqe është ai i Andreë Ëakefield. Në vitin 1998 ai publikoi një studim në The Lancet ku raportonte një lidhje mes autizmit dhe vaksinë së fruthit, shytave dhe rubeolës dhe bëri thirrje që ky imunizim që shpëton jetë të pezullohet. Publikimi fillestar i Ëakefield u pasua nga dështime të shumëta për të dalë në zbulimet e tij, provë që tregojnë se ai falsifikoi rëndë të dhënat e studimit origjinal, që tregon për konflikt interesi dhe çoi në tërheqjen e publikimit të tij dhe shumë të tjerëve.

Pavarësisht bollëkut të provave, miti i lidhjes së vaksinës me autizmin jeton edhe sot. Është veçanërisht shqetësues që presidenti aktual i SHBA duket se e simpatizon lëvizjen anti-vaksinë, që vazhdon të jetojë me gënjeshtra dhe të pavërteta. Kjo bie ndesh me punën e lodhshme të kryer nga ekspertët e shëndetit që po përpiqen të parandalojnë dhe të zhbëjnë dëmet e larta të këtyre pavërtetësive, përfshirë një shpërthim madhor të sëmundjeve në Minesota. Fruthi është një sëmundje serioze dhe me gjasa fatale që ishte çrrënjosur në Amerikë. Infektimet e reja dhe shërthimet madhore po rriten ndjeshëm në Europë, ku popullatat e Francës, Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Rumanisë, Zvicrës dhe Ukrainës tani besohet se kanë rënë nën kufirin 95% të imunizimit.

Një tjetër zhvillim shqetësues në Shtetet e Bashkuara ishte lëvizja e fundit për të ndalimi i shkencëtarëve që punojnë në agjenci federale të komunikojnë direkt me shtypin apo me publikun në median sociale. Duke qenë se angazhimi me publikun është një nga parimet në qendër të kodit tonë, kjo përfaqëson një sfidë të konsiderueshme. Është thelbësore që shkencëtarët të mund të komunikojnë gjetjet e rëndësishme te publiku pa ndërhyrje dhe këto lëvizje të fundit e kërcënojnë atë.

Kjo na sjell te një tjetër parim i kodit tonë: angazhimi me vendimmarrësit. Kërkuesit duhet të promovojnë vendimmarrje të bazuar te provat dhe të ndihmojnë në përkthimin e zbulimeve në ndryshime pozitive për shoqërinë. Kjo kërkon besim. Besimi nga ana e vendimmarrësit se kërkuesi apo përfaqësuesi i organizatës do të prezantojë rekomandime të paanshme. Besim nga ana e shkencëtarëve se vendimmarrësit do ta përdorë mirë informacionin që ofrohet prej tyre. Kur veprimet e qeverisë bien ndesh me informacionin që merr, kjo jo vetëm që thyen këtë besim por gjithashtu i mohon njerëzve vendimmarrje bazuar te provat të cilën ata e meritojnë nga liderët e tyre.

Një shembull tipik ishte vendimi i fundit i administratës Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja klimatike e Parisit, që shprehu skepticizmin e vazhdueshëm të pabazuar dhe jologjik të presidentit aktual amerikan me ndryshimin klimatik. Të jemi të qartë, konsensusi mes shkencëtarëve klimatikë se aktivitetet njerëzore po ndryshojnë klimën është rreth 97% – e barabartë me konsensusin mes profesionistëve të shëndetit që duhani shkakton sëmundje në mushkri dhe kardiovaskulare.

Mohimi i ndryshimit klimatik nga organizata të mëdha dhe qeveritë duhet interpretuar për atë që është: mohim i informacionit të dhënë qartazi dhe saktë për ta nga ekspertët. Kapërcimi i këtij mohimi bëhet edhe më i vështirë kur organizatat e medias dështojnë të prezantojnë siç duhet pikëpamjet e asaj që dihet.

Ndërsa diversiteti është i padëshirueshëm kur lidhet me raportimin e pabalacuar kur ekziston një dije e gjithëpranuar, ai inkurajohet fort në një kuptim të gjerë të shkencës. Në fakt, diversiteti dhe shkenca pozitive shkojnë baraz. Për këtë arsye, një tjetër parim bazë i kodit tonë është të mbështetet diversiteti. Shkencëtarët dhe institucionet shkencore, duhet të sigurohen që idetë të vlerësohen të gjitha bazuar te provat. Krijimi, ruajtja dhe progresi i këtij diversiteti sfidohet gjerësisht nga ksenofobia që duket se po rritet sërish, veçanërisht në pjesë të anglosferës.

Referendumi Brexit i Britanisë ka çuar që një numër i madh shkencëtarësh të mendojnë largimin nga Mbretëria e Bashkuar, ku shumë citojnë se ndihen më pak të mirëpritur ose tani shohin mundësi të tjera më të mira gjetkë. Zhvillimet e politikave në SHBA dhe Australi përbëjnë një kërcënim më direkt në diversitetin në shkencë, duke nxitur premisa të ndalimit të disa shkencëtarëve të huaj nga puna në këto vende. Shkenca nuk njeh kufi, as racë, as besim apo bindje. Këto zhvillime shqetësuese kërcënojnë diversitetin që ka kontribuar gjerësisht në shumë zbulime të rëndësishme.

Së fundmi, këto janë kohë sfiduese për shkencëtarët dhe parimet që na udhëzojnë ne. Si ta ndjekim të vërtetën dhe të komunikojmë gjetjet tona te publiku në një botë gjithnjë e më relative ndaj të vërtetës?

Si të promovojmë vendimmarrjen e bazuar te provat në një periudhë kur liderët i sulmojnë të vërtetat e patjetërsueshme si lajme të rreme? Si të krijojmë besim mes shkencëtarëve dhe vendimmarrësve?

Shkencëtarët nuk do të mund t’i zgjidhin të gjitha këto probleme, dhe sigurisht jo vetëm. Ç’ka është e sigurit është se duhet të qëndrojmë të palëkundur ndaj shkencës. Këto janë sfidat me të cilët shkencëtarët janë përballur më parë dhe do të përballen sërish në të ardhmen.

Për mua, puna me këtë kod etike ka nënvizuar nevojën që komuniteti shkencor të bashkohet në solidaritet për të riafirmuar dhe mbrojtur parimet, të cilat jo vetëm na drejtojnë neve, por përkufizojnë dhe atë ç’ka jemi si komunitet në ndjekje të të vërtetës dhe të mirës së botës. Ky artikull është pjesë e Takimit Vjetor të Kampionëve të Rinj. Marrë me autorizim nga Weforum.org (Birn).f.f

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*