Shoqata për trashëgimi vjen me projekte madhore mbi traditën e Preshevës

Shoqata për trashëgimi vjen me projekte madhore mbi traditën e Preshevës

Dasma Preshevare me rrethinë dikur dhe botimi i librit me nota të këngëve dhe valleve të vjetra të Preshevës  janë dy projektet prioritare të shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Preshevë. Sipas kryetarit të kësaj shoqate qëllimi është rikthmi dhe kultivimi i traditave Preshevare kur dihet që tashmë në vendin tonë janë futur shumë elemente që nuk i përkasin kombit tonë.

Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Preshevës këtë vit synon të realizoj një sërë projektesh me rëndësi jetike për kulturën dhe traditën në Luginë të Preshevës. Sipas kryetarit të kësaj shoqta Xhemaledin Salihu këtë vit si aktivitet i parë është realizimi i konferencës shkencore me titull ‘’ Trashëgimia shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe viseve tjera shqiptare’’. Ndërsa si projekt prioritarë që do të realizohet është Dasma Preshevare me rrethinë dikur.

Kjo shoqatë gjithashtu planifikon që edhe konferencën e viti të kaluar ta hedhë në letër për mes një botimi. Ndërsa e veçanta është edhe botimi i librit me nota të këngëve dhe valleve të vjetra të Preshevës.

Por çka synon kjo shoqatë për mes realizimit të dasmës Preshevare dhe botimit të këngëve dhe valleve të Preshevës.

‘’Tashmë të gjithë jemi të vetëdijshëm se Dasmat tona janë bastarduar duke marrë tradita dhe zakone të huaja. Ne shpesh diskutojmë për dasmat e dikurshme që ende e ruajmë atë kënaqësi shpirtërore , ndërsa sot e tërë dama bëhet për njësitë. Sa i përket edhe këngëve, tashmë në repertorin tonë kanë hyre lloj lloj zhanri muzikorë dhe kemi anashkaluar tërë muzikën e mirëfilltë shqipe, andaj ne do të punojmë fuqishëm që vlerat dhe traditat tona ti rikthejmë tek brezat e rinj’’, ka thënë kështu kryetari i shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Preshevë Xhemaledin Salihu.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*