(Video) Aksionit të stacionit policorë për dhurimin e gjakut i përgjigjen një numër i madh i dhuruesve

(Video) Aksionit të stacionit policorë për dhurimin e gjakut i përgjigjen një numër i madh i dhuruesve

Aksionit të sotëm për dhurim gjaku të organizuar nga Stacioni policorë në Preshevë iu janë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve. Ky aksion humanitarë është realizuar në nderim të 2 vjetorit të vdekjes së ish kryeshefit të stacionit policorë në Preshevë Avdi  Bajrami .

Ky numër i madh i dhuruesve të gjakut sot kanë bërë gjestin më human, sepse  gjaku i tyre do të shpëtoj shumë jetë por nderon edhe të  ndjerit kryeshefit të stacionit policorë në Preshevë Avdi Bajrami cili para dy viteve u nda nga kjo botë.

Ky aksion është organizuar nga sindikata e policisë , ndërsa shumë i kënaqur me prezencën e dhuruesve është ndarë edhe kryetari i sindikatës së policisë në Vranjë Marijan Petroviç.

Edhe kryeshefi i shërbimit për grumbullimin e gjakut Predrag Gjrogjevic ka vlerësuar lartë këtë aksion të policisë .

Aksioni i sotëm për dhurim gjaku është bërë edhe me ndihmën e kryqit të kuq lokal në Preshevë.

Aksion humanitarë për dhurimin e gjakut iu është  dedikuar  shënimit të 2 vjetorit të ndarjes nga kjo botë të ish kryeshefit të stacionit policorë në Preshevë Avdi Bajrami ku gjatë ditës së sotme u tha se u ndjeri ishte një njeri human sa herë që ishte nevoja për ti dalë në ndihmë qytetarëve.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*