(VIDEO) Bibliotekat e Luginës me libra të rinj nga Shqipëria, 15 bursa për studentët

(VIDEO) Bibliotekat e Luginës me libra të rinj nga Shqipëria, 15 bursa për studentët

Çështja e teksteve shkollore në Luginën e Preshevës nuk po zgjidhet ende por falë angazhimit të qytetarëve shqiptarë dhe universitetit Bedër, bibliotekat e Preshëvës do të pasurohen me libra të rinj.

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, apeloi Kosovën dhe Shqipërinë që të angazhohen në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Falë angazhimit të të rinjve të Universitetit Bedër dhe sensibilizimit të qytetarëve shqiptarë, bibliotekat në Luginën e Preshëves do të pasurohen me tituj të rinj.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i ftuar në ceremoninë e dorëzimit të librave të dhuruar theksoi sfidat me të cilat hasen shqiptarët, një ndër to edhe mungesave e teksteve shqip për nxënësit në shkollat e Preshevës.

Shaip Kamberi: Kosova të insistojë që çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jenë pjesë e axhendës së dialogut të ri në Bruksel, formatit të ri që po zhvillohet.Nuk mund të ketë zgjidhje afatgjatë dhe stabile për Ballkanin Perëndimor derisa tentativa qoftë edhe e bashkësisë ndërkombëtare është ajo që të krijohen  pakica të privilegjuara siç është rasti me sërbët e veriut të Kosovës ndërkohë që shqiptarëve në Luginën e Preshevës tu mohohen edhe të drejtat elementare.

Për Universitetin Bedër, 2018 është viti i Luginës së Preshevës dhe në këtë frymë ky institucion do të ofrojë 15 bursa për studentët atje.

Nismës “Një Libër më shumë për Preshevën” i janë bashkuar personazhe të rëndësishme të jetës publike në Shqipëri, studentë, gazetarë dhe disa shtëpi botuese.

Së bashku ata kanë mundur të mbledhin një numër të konsiderueshëm librash, mjetesh mësimore por edhe shuma monetare, të cilat do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve dhe mësuesve shqiptarë në Luginën e Preshevës./oranews/

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*