(VIDEO) Biladh Maliqi: policia na maltretoi psiqikisht vetëm pse kishim 3 libra shqip

(VIDEO) Biladh Maliqi: policia na maltretoi psiqikisht vetëm pse kishim 3 libra shqip

Në pikën administrative të Mutivodës që lidh Medvegjën dhe Kosovën , më 7 mars janë  ndaluar dy  shkrimtarët , Rrahman Hyseni dhe Bilall Maliqi të cilët u mbajtën 3 orë në kontroll me pretekstin se kishin 3 libra shqip me poezi.Këta së bashku me të tjerë ishin nisur për në vizitë të shkollave shqipe në Medvegjë në shënimin e ditës së mësuesit “7 Marsi”.

Kryetari i shoqatës së shkrimtarëve feniks Biladh Maliqi dhe shkrimtari Rrahman Hyseni me rastin e ditës së mësuesit ishin nisur drejt Medvegjës për të realizuar tashmë aktiviteti letrat Karavani i shkrimtarëve. Por ata u ndaluan në vendkalimin kufitarë Mutivod ku për shkak të 3 librave shqip u maltretuan nga policia për më shumë së tri orë. Shkrimtari Biladh Maliqi ka thënë se ky është një skandal kur dihet se kjo shoqatë këtë aktivitet e realizon disa vite dhe si e tillë është e regjistruar në Serbi. Por që sipas tij preteksti ishte banal kur dihet se ata me veti nuk bartnin një konvoj librash.

Skandali tjetër sipas shkrimtarit Maliqi ishte edhe mos dhënie e një kopje të deklaratës së tij si një e drejtë e çdo të ndaluari nga autoritet. Megjithatë sipas tij ndalimi për tre libra është një presion psikik ndaj fjalës së shkruar shqip , pasi edhe përmbajtja e librave nuk ishte antishtetërore, por as autori nuk ishe ndonjë figurë e ndjekur nga Serbia. Pas këtij maltretimi ata ishin liruar po që nxënësit e shkollës së Tupallës në Medvegjë mbeten pa orë letrare.

Akti i policisë dhe maltretimi psikik nuk do të ndikoj në aktivitetin e kësaj shoqate thotë shkrimtari Biladh Maliqi.

Ngjarja e 7 marsit ku u mbajtën peng dy krijuesit letrarë nga Preshevë për vetëm 3 libra shqip, dëshmon edhe më shumë qasjen e qeverisë së Serbisë kur bëhet fjalë për tekstet shkollore shqipe që mbeten peng e kësaj qasje të Beogradit zyrtarë./ZeriLugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*