(VIDEO) KF Lugina shkrin çokolladat e Vihorit ( 3:2)

(VIDEO) KF Lugina shkrin çokolladat e Vihorit ( 3:2)

Në kuadër të javës së XIV të ligës regjkionale të rrethit të Pçinjës, Kf Lugina në terrenin e vet ka pritur musafirët e KF VIhor Kondivës.

Ndërkaq në këtë sfidë nuk kanë munguar edhe një numër i madh i tifozëve.

Ndeshja nis mirë për KF Luginën por terreni i vështirë nuk u ka lejuar të zhvillojnë ndeshjen e tyre djelmshave tanë. Kështu pas një ndërhyrje gjyqtari kryesorë i takimit akordoi penalti në favor të Vihorit të cilët edhe kaluan në epërsi. Por pas disa minuta lojtarët e KF Luginës arritën të barazojnë rezultatin ku dhe pjesa e parë u mbyll me golat 1 me 1.

Ndërkaq pjesa e dytë ishte edhe më spektakulare ku u shënuan edhe 3 gola të tjerë. Në fund takimi i mbyll me rezultat 3 me 2 për  KF Luginën

 

K.F.LUGINA 3-2 VIHOR KONDIVA

Golashenues:Jeton Rexhepi 1x
:Qendrim Hetemi 1x
:Valmir Jashari 1x

K.F.LUGINA KRENARIA E QYTETIT PRESHEVËS

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*