(Video)Tensionet nuk i kontribuojnë paqes, ska vend për panik tek shqiptarët e Luginës

(Video)Tensionet nuk i kontribuojnë paqes, ska vend për panik tek shqiptarët e Luginës

Ushtima avionëve përveç që theu heshtjen në qytetin e Preshevës ngjalli edhe frik ndër qytetarët e këtushëm.

Fluturimi i pazakontë në lartësi tejet të ulëta u cilësua si provokim për tensionim të gjendjes në këtë komunë me shumicë shqiptare.

Ndaj kësaj ngjarje kanë reaguar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri si dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.

Ata kanë ftuar për qetësi dhe distancim nga çdo lloj provokimi.

Që nga heqja e ndalesës së fluturimeve të aviacionit serb mbi të ashtuquajturën Zonë Ajrore e Sigurisë, që përfshin hapësirën ajrore përgjatë vijës kufitare me Kosovën nuk janë regjistruar fluturime mbi qiellin e Preshevës në lartësi kaq të ulëta./B.Rexhepi/

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*